“Jam punonjës i IKMT, AKU…”! 35 biznese ranë ‘në rrjetën’ e mashtrimit, 26-vjeçari përfitoi 200-600 € për çdo rast
PAMJE NGA ARRESTIMI SARANDË-Një 26-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit 'The End' nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. I riu kishte mashtruar 35 biznese duke u prezantuar si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro. Luçiano Mahilaj u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një person në Sarandë. Njoftimi i policisë: Finalizohet, si rezultat i një hetimi njëmujor, operacioni i koduar “The End”. Goditet një rast i mashtrimit dhe i përvetësimit të detyrës shtetërore. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të...
Burimi:
zeri.ai