“Jam nga Rusia”/ Estetistja ukrainase i refuzon shërbimin një shtetaseje ruse në Tiranë: Vendet tona janë në luftë
Një shtetase ruse, e cila thotë se jeton në Shqipëri me partnerin e saj, është ankuar ndaj një ukrainaseje, e cila ka refuzuar t’i ofrojë shërbim estetik. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila raporton historinë e veçantë, jep detaje nga dosja, duke thënë se rusja M.S., 25-vjeçe, kontaktoi përmes Instagramit një qendër estetike në Tiranë dhe la takim për trajtimin e thonjve. Por më pas, e reja thotë, sipas gazetares Hoxha, se është pyetur “nga je?”. “Jam nga Rusia”, është prezantuar M.S. Në këtë moment, ajo është njoftuar se “nuk ju ofrojmë shërbime shtetasve rusë, se vendi ynë është në luftë me Rusinë”. E pyetur nga komisionerët kundër diskriminimit, ukrainasja D.K. është shprehur se i vjen keq për përgjigjen, por ky reagim i...
Burimi:
top-channel.tv