Ja kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Ky që shihi në foto është mjeku 72-vjeçar Nikolla Nunka, i cili akuzohet nga një 21-vjeçare për abuzim seksual. Nga një komunikim zyrtar me përfaqësues të spitalit rajonal Korçë, bëhet e ditur se deri në sqarimin e situatës dhe përfundimin e hetimeve, mjeku Nikolla Nunka do të jetë i pezulluar nga detyra. Nga ana tjetër të njëjtat burime të gazetares së Top Channel, Dhorjela Çule, bëjnë të ditur se vajza pasi ka marrë mjekimin dhe është larguar nga spitali. Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21-vjeçare ndaj mjekut kirurg Nikolla Nunka. Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit. Sipas kallëzimit të vajzës,...
Burimi:
top-channel.tv