Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është magjike
Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka Trump ka publikuar sërish foto nga bregdeti i Vlorës. Ivanka ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti, ndërsa krahas saj shkruan: “Shqipëria është magjike!” Më herët ajo ndau edhe pamje të tjera nga turi i saj në jug të vendit, ku shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit, ndërsa në sfond ka zgjedhur edhe këngën shqiptare “Luleborë”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv