Iu vendos tritol në makinë/ Oltjon Klosi jetonte mes Shqipërisë dhe Spanjës, autori u largua me biçikletë

Iu vendos tritol në makinë/ Oltjon Klosi jetonte mes Shqipërisë dhe Spanjës, autori u largua me biçikletë

Një sasi lënde plasëse iu vendos gjatë natës automjetit në pronësi të Oltjon Klosit në Tiranë. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat raporton se Oltjan Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës. Dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë ishte shkaku për vendosjen e tritolit. Klosi figuron me precendent penal për konflikte në Shqipëri dhe armëmbajtje pa leje. Autori është fiksuar në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin te automjeti. Top Channel