Iu pezullua një muaj patenta dhe i gjobitur për parakalim të gabuar, kush është autori i dyshuar që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës
Pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve ditën e djeshme në Durrës, ka ardhur reagimi nga Policia. Në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit thekson se shoferi ishte i dehur pas kryerjes së testit të alkoolit, ndërsa shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit mbi mjetin. Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion përfundimtar për aksidentin rrugor shumë të rëndë të ndodhur më datë 03.05.2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, në...
Burimi:
top-channel.tv