Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Sarandë

Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Sarandë

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi dyshohet se posedonte armë zjarri dhe shiste lëndë narkotike në lokalin që administronte në qytet. Gjatë operacionit policor të koduar “Administratori”, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një pistoletë me municion dhe një sasi kokaine, të dyshuara si të destinuara për shpërndarje. Njoftimi i Policise Posedonte armë zjarri pistoletë dhe dyshohet se shiste lëndë narkotike Kokainë në lokalin që administronte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një sasi Kokaine. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në ambiente dhe subjekte të ndryshme në qytetin e Sarandës, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë operacionit policor të koduar “Administratori”, u goditën një rast i...