Italia nuk heq dorë nga marrëveshja me Shqipërinë, gati plani për rikthimin te ‘formula’ fillestare: Kampi në Gjadër…
Qeveria italiane po përgatit një plan të ri për rikthimin e funksionit fillestar të qendrave të emigrantëve në Shqipëri. Pra, te formula fillestare: qendra për të strehuar emigrantët e kapur në det. Jo vetëm si CPR (qendra riatdhesimi), zgjidhja që gjeti qeveria italiane një vit më parë për të shmangur që kampi i emigrantëve në Gjadër të mbetej bosh. Qeveria italiane po punon për një dekret të ri, konfirmojnë për “Repubblica” disa burime të rëndësishme të mazhorancës. Miratimi parashikohet në muajin qershor. Hapi i parë pritet të hidhet që në këto ditë. Nesër në Parlamentin italian mbërrin teksti për ratifikimin e marrëveshjes së re Itali-Shqipëri për “bashkëpunim strategjik”, e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama më 13 nëntor 2024. Projektligji do...
Burimi:
sot.com.al