“Ishte tmerr i vërtetë”/ Truproja i Nanos: Isha në listën e zezë të Berishës, donin të më vrisnin mua dhe 30 eksponentë
Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka rrëfyer episode nga dhuna e ushtruar gjatë zgjedhjeve të 26 majit 1996, por edhe pas tyre. Agolli e përshkroi situatën në protestën e opozitës socialiste në 28 maj 1998 (2 ditë pas zgjedhjeve të manipuluara) si një tmerr të vërtetë, ku u rrahën burra dhe gra nga Policia e Sali Berishës. Gjatë rrëfimit të tij, Agolli tregoi se mes efektivëve të Policisë, kishte edhe prej tyre që flisnin gjuhë sllave, të cilët ishin kamufluar me uniforma të ‘Bluve’. Sipas Agollit, gjatë protestës nuk u përdorën vetëm shkopa gome, por edhe shkopinj druri apo bishta lopate. Dhunës së ashpër sipas Agollit, nuk i shpëtuan as deputetë, si Ritvan Peshkopia dhe Blendi Gonxhe, që sipas tij janë tërhequr zvarrë në...
Burimi:
sot.com.al