Ishte pika e fundit”/ Si dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove
Është 10:30 e darkës dhe grupe të rinjsh, me qindra, marshojnë në rrugët e Tiranës për të shtatën ditë me radhë, pasi kanë protestuar për mbi pesë orë në bulevard para kryeministrisë. “Rama jepe dorëheqjen”, dëgjohet si të ishte kor tifozësh pas ndeshjes së kombëtares dhe për ta bërë protestën të duket festive, shoferët e makinave nuk ankohen për trafikun siç është normale në kësi rastesh, por lënë timonin e zbresin të duartrokasin. Protestuesit janë të zemëruar, të revoltuar madje, por këto nuk ua sheh në fytyra të qeshura e as në pankartat që me shumicë janë poezi e thirrje politike me humor e sarkazëm. Por kur flasin pastaj, ti mund të dëgjosh dëshpërimin dhe shpresën e humbur. “Shpirti ka ngel pa na dal”, thotë...
Burimi:
sot.com.al