Ishin të padeklaruara, sekuestrohen 4 kuti me ilaçe në portin e Durrësit

Ishin të padeklaruara, sekuestrohen 4 kuti me ilaçe në portin e Durrësit

Dogana Shqiptare ka sekuestruar 4 kuti me ilaçe të ndryshme dhe të padeklaruara në portin e Durrësit. Ilaçet u gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë në një mjet të ardhur nga Bari, Itali. Ato janë sekuestruar, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe materialet i janë referuar organeve për veprime të mëtejshme.