Ish-ministri socialist nxjerr blof Ramën, Ditmir Bushati: Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së për shkrirjen e bashkive
Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti socialist, Ditmir Bushati, ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet reforma e re territoriale, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë kërkesë e Bashkimit Europian për shkrirjen e bashkive dhe se debati po devijohet nga thelbi i problemit. Në një reagim publik, Bushati shprehet se në Shqipëri është kthyer në praktikë që çdo vendim të etiketohet si “kërkesë e BE-së”, ndërsa thekson se Bashkimi Europian kërkon forcimin e demokracisë vendore, rritjen e kompetencave dhe burimeve financiare të pushtetit lokal, jo ndryshimin e numrit të bashkive. Sipas tij, pas reformës territoriale të vitit 2015 bashkitë u zgjeruan, por kompetencat e tyre u tkurrën, ndërsa raporti mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor u dobësua. Bushati kritikon faktin se planifikimi urban, administrimi i ujësjellësve,...
Burimi:
gijotina.com