Ish-ministri Bushati: S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nga Shkodra ka lëshuar kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me mungesën e ndarjes mes politikës dhe administratës publike, si dhe shfrytëzimin e kësaj të fundit edhe gjatë orarit zyrtar të punës. Gjatë fjalës së tij në një aktivitet të qendrës rinore “Arka”, Bushati theksoi se nën qeverinë Rama nuk ekziston më një vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit. Ish-ministri solli si shembull një takim partiak të thirrur nga Rama me drejtues të administratës publike gjatë orarit zyrtar të punës. “Çfarë më bëri përshtypje? Dje-pardje, kryeministri kishte mbledhur në një takim drejtuesin politik të qarkut të Tiranës, ku një pjesë e mirë e të pranishmëve ishin drejtorë institucionesh shtetërore, që hynin në selinë e partisë në orar zyrtar...
Burimi:
gijotina.com