Ironizon Këlliçi: Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar situatën e tensionuar politike në vend.Ai tha se, opozitës po i mohohet e drejta e fjalës në mënyrë permanente, ndërsa ka zbuluar se ndaj tij ka nisur procedim penal për “kundërshtim të forcave të rendit” në një protestë ku nuk ka qenë i pranishëm. Duke komentuar seancën e fundit parlamentare, Këlliçi tha se është i përjashtuar deri më 3 mars bashkë me pesë kolegë të tjerë, duke e cilësuar “qesharak” dhe “të turpshëm” arsyetimin e Komisionit të Etikës se kishin rrezikuar jetën e kolegëve në parlament. Këlliçi pohoi se kolegu i tij opozitar “është ende i shtruar në spital me plagë serioze, për shkak të goditjeve nga forcat e rendit, pa patur asnjë lloj konfrontimi me ta”....
Burimi:
gijotina.com