Iris Luarasi dorë për dore me ambasadorin Gonzato, pas shpërndarjes së fotove reagon deputetja: Është AI, lajm homofob dhe mizogjin
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale dhe në disa portale të një fotografie të manipuluar me inteligjencë artificiale, ku ajo shfaqet duke qëndruar e kapur për dore me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Luarasi e cilëson fotografinë dhe lajmin që e shoqëron si të rremë dhe një rast të pastër dezinformimi të opinionit publik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja shprehet se publikimi i këtij lajmi është njëkohësisht homofob dhe mizogjin, ndërsa akuzon autorët se kanë përdorur inteligjencën artificiale për të fabrikuar një realitet të pavërtetë. “Njoftim urgjent nga bota paralele e portaleve. Kemi një “lajm” që në një klik arrin të jetë njëkohësisht homofob dhe mizogjin. Dy sulme, një foto. Efikasitet i vërtetë,...
Burimi:
ntv.al