Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi? SPAK kërkon pushimin e hetimeve për gjyqtaren: Nuk provohet vepra penale

Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi? SPAK kërkon pushimin e hetimeve për gjyqtaren: Nuk provohet vepra penale

Irena Gjoka TIRANË- SPAK ka kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohej për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal më 5 qershor 2025, mbi bazën e kallëzimit të Adriana Kalasë, i cili përfshinte dyshime për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.  Sipas SPAK, gjatë hetimeve janë administruar materiale të shumta, përfshirë kallëzime shtesë, dokumente nga institucione vendase dhe të huaja, si dhe janë kryer verifikime në Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe autoritetet greke, përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. SPAK argumenton se nga dokumentacioni i ardhur nga Greqia rezulton se ndaj Irena Gjokës ekziston një vendim i vitit 2005 i Gjykatës së Shkallës së Parë në Janinë, ku...