Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës ndanë në mediat sociale një videomesazh të përbashkët ku iu uruan besimtarëve katolikë shqiptarë një Krishtlindje të begatë e plot mbarësi. Mesazhi i plotë: “Të dashur vëllezër e motra këtë urim të Krishtlindjes duam t’jua bëjmë së bashku të gjithë Ipeshkvijtë e Shqipërisë. Do kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë edhe imzot Simon Kulli, por jemi të sigurt se ai na i uron Krishtlindjet nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu drejtuar popullit të...