“Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit

“Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit

Ditën e sotme, ashtu siç ishte njoftuar, qytetarë dhe shoqëria civile mbajtën një protestë kundër projektit që pritet të zhvillohet në bregdetin e Zvërnecit. Gjatë zhvillimeve të saj nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Kjo situatë e tensionuar ka ngjallur reagimin e kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”, që në një deklaratë publike thekson se investimi po zhvillohet në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe se rrethimi i zonës është vendosur në një pronë private të blerë ligjërisht, sipas saj. Sipas kompanisë, projekti pritet të kapë vlerën e mbi 4 miliardë eurove, të krijojë më shumë se 10 mijë vende pune dhe të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Ajo garanton se ruajtja e mjedisit dhe biodiversitetit do të jetë prioritet, ndërsa studimet përkatëse...