Integrimi europian dhe realiteti i kostos së lartë të jetesës në Shqipëri
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Procesi i integrimit europian është paraqitur si një histori suksesi, me theks të veçantë në përshpejtimin e mbylljes së kapitujve të integrimit. Në planin administrativ, Shqipëria po përparon në përafrimin me standardet e Bashkimit Europian. Por integrimi europian nuk është vetëm harmonizim legjislacioni. Ai është edhe harmonizim i standardit të jetesës. Për qytetarët, integrimi matet me fuqinë reale të pagës dhe me koston e shportës së përditshme. Çmimet janë rritur shumë më shpejt se të ardhurat: Sot Shqipëria ka çmime në 64% të BE-së, por të ardhura vetëm 21%. Diferenca prej 43 pikë përqindjeje është më e larta në rajon. Serbia ka 61% nivel çmimesh dhe 34% të ardhura; Mali i Zi 59% çmime dhe 41% të ardhura. Shqipëria rezulton ndër më të...
Burimi:
zeri.ai