Instituti i Shëndetit Publik apelon për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit
Instituti i Shëndetit Publik ka rikthyer apelin për vaksinimin në kohë të fëmijëve kundër fruthit, duke theksuar se sëmundja mbetet e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja serioze, veçanërisht për të pavaksinuarit. Sipas ISHP-së, në Shqipëri vijojnë të regjistrohen raste sporadike të fruthit. Edhe gjatë muajit janar janë identifikuar raste te fëmijë të pavaksinuar, çka rrit rrezikun për përhapje dhe komplikacione të rënda shëndetësore. Ekspertët paralajmërojnë se fruthi mund të rezultojë edhe vdekjeprurës për të vegjlit në mungesë të mbrojtjes përmes vaksinimit. Gjatë pandemisë së COVID-19, në të gjithë Evropën, përfshirë edhe Shqipërinë, u vu re një rënie e mbulesës vaksinale, situatë që u pasua me shtim të rasteve të infeksioneve të parandalueshme. Sipas raportit të fundit të Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), rastet e...
Burimi:
ntv.al