Incidenti në Mamurras/ I arrestuar djali i ish-deputetit të PD, ishte së bashku me 23-vjeçarin e plagosur në makinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku një 23-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet italiane është plagosur nga policia në një shkëmbim zjarri. Së bashku me 23-vjeçarin Leonard Dema, në makinë së bashku me të ishte dhe Amadeo Fufi, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi. Siç mësohet nga autoritetet, Fufi ishte së bashku në makinë me Demën dhe mbante me vete një armë, të cilën ia ka drejtuar policisë. Ai është arrestuar nga forcat operacionale, ndërsa Leonard Dema ndodhet momentalisht në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi Amadeo Fufi, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët,...
Burimi:
top-channel.tv