Incidentet në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve

Incidentet në Fier/ 25 të rinj përfunduan në spital të dehur gjatë ndërrimit të viteve

Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier me simptoma të intoksikacionit. Sipas burimeve spitalore 25 të rinj kanë të grup moshës 20-30 vjeç janë paraqitur në spital, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar. Ndërrimi i viteve është festuar edhe me fishekzjarrë ku tre persona kanë marrë lëndime te lehta te cilët pasi u mjekuan dhe dolën nga spitali.