“Inceneratorët, testi i lakmusit për drejtësinë”/ Tabaku: Nuk mund të anashkalohet roli i kryeministrit! Hetimi…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për aferën e inceneratorëve, duke kërkuar që hetimi të shkojë më tej dhe të zbardhë të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes dhe lëvizjes së parave. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku kujton se që prej vitit 2018 ka denoncuar çështjen e inceneratorëve, ndërsa thekson se hetimet dhe Komisioni Hetimor Parlamentar kanë nxjerrë në pah një skemë që, sipas saj, përfshinte abuzime, kontrata korruptive dhe vendimmarrje në nivele të ndryshme të administratës. Sipas Tabakut, përllogaritjet e Komisionit Hetimor e çonin vlerën e skemës në mbi 430 milionë euro. Ajo akuzon qeverinë se ka përdorur ligje dhe kontrata që kanë prodhuar përfitime private, ndërsa shprehet se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te personat që tashmë janë...
Burimi:
sot.com.al