IN MEMORIAM – Akademia e Shkencave kujton akademikun e shquar shkodran Kolec Topalli…
Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujton akademikun dhe gjuhëtarin Kolec Topalli në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Akademik Kolec Topalli u nda nga jeta më 24 maj 2018. I lindur në Shkodër, ai kreu shkollimin fillor në vendlindje dhe në Berat, më pas në Tepelenë dhe Portopalermo.Në vitin 1955 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike në Shkodër, ku nisi edhe veprimtarinë e tij si mësues në fshatrat e Kukësit dhe më pas në Lezhë.Pa u shkëputur nga puna, përfundoi studimet për gjuhë-histori në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe më pas për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës (1964). Për arsye biografike u largua nga puna në rrethin e Lezhës dhe më pas u emërua mësues në fshatrat e Gramshit, ku shërbeu për shtatë...
Burimi:
sarandanews.com