Imuniteti për Ballukun, analisti Haxhiu: Po krijohet linçim publik para se të flasë Gjykata

Imuniteti për Ballukun, analisti Haxhiu: Po krijohet linçim publik para se të flasë Gjykata

Mazhoranca socialiste ka refuzuar kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, duke hapur një debat të ri politik dhe juridik mbi mënyrën se si po trajtohet çështja. Analisti Baton Haxhiu shprehet kritik ndaj mënyrës se si është ndërtuar dhe prezantuar dosja ndaj Ballukut, duke theksuar se nuk është respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë dhe se rasti ka marrë trajta të një linçimi publik. Sipas Haxhiut, volumi i madh i materialeve në dosje nuk e bën automatikisht më të fortë akuzën. ”Një prokurori që vendos 16 mijë faqe në tryezë, e konsideroj jo serioze. Do të doja të vendoste dy faqe dhe të vendosë argumentet e korrupsionit. Po kthehemi te një kronologji e ngjarjeve”,-tha në emisionin “Të Paekspozuarit”. Analisti theksoi se prokuroria ka...