Ilir Beqaj letër anëtarëve të GJL: Kriteret për vlerën që konsiderohet ‘pasojë e rëndë’ në rastet e vjedhjes janë…

Ilir Beqaj letër anëtarëve të GJL: Kriteret për vlerën që konsiderohet ‘pasojë e rëndë’ në rastet e vjedhjes janë…

Ilir Beqaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një letër ku kërkon rishikimin e një vendimi unifikues të vitit 2003, ku shpreh nevojën për aktualizimin e kritereve orientuese për vlerën që përbën pasojë të rëndë në rastet e vjedhjes. Sipas Beqajt, kufijtë prej 1 milion lekësh për individët dhe 2 milionë lekësh për personat juridikë nuk përputhen më me realitetin ekonomik të vitit 2026, pasi pagat, të ardhurat dhe inflacioni janë rritur disa herë gjatë 23 viteve të fundit. “Një shumë që në vitin 2003 përfaqësonte një nivel të caktuar rëndese ekonomike, sot nuk përfaqëson domosdoshmërisht të njëjtën rëndesë”, argumenton ai në letër. Ish-ministri thotë se qytetarët po përballen me pasoja më të rënda penale mbi bazën e kritereve të vjetra ekonomike, ndaj kërkon...