I zhdukur në Jezercë, 30-vjeçari shqiptar gjendet në Suharekë të Kosovës

I zhdukur në Jezercë, 30-vjeçari shqiptar gjendet në Suharekë të Kosovës

Një shtetas 30-vjeçar i Republikës së Shqipërisë, i raportuar i zhdukur prej disa ditësh në fshatin Jezercë të Ferizajt, është gjetur i gjallë pas një operacioni të gjerë kërkimi të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe strukturat ndihmëse. Sipas njoftimit zyrtar, më 21 janar rreth orës 05:00, Policia Rajonale e Ferizajt kishte marrë informacion për zhdukjen e shtetasit S.P., i cili ishte larguar nga një vilë në Jezercë dhe nuk dihej vendndodhja e tij. Dyshimet fillestare tregonin se ai kishte marrë një automjet tip BMW me targa shqiptare dhe ishte nisur drejt Ferizajt, ku dyshohej gjithashtu për përfshirje në një aksident trafiku. Pas raportimit, autoritetet nisën menjëherë hetimet, duke përfshirë verifikimin e kamerave të sigurisë, kontrolle në spitale publike e private në Ferizaj dhe Prishtinë,...