I vuri zjarrin mobilerisë ‘Aliko’ në Vlorë, arrestohet autori! PAMJET- I maskuar thyen xhamin dhe hedh benzinë
PAMJET NGA VENDNGJARJA VLORË-Bledar Balliu, 37 vjeç i shpallur në kërkim për zjarrin e vendosur ndaj mobilerisë ‘Aliko’, në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë është arrestuar. Më 13 janar, gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Balliun. Ngjarja u raportua më 11 nëntor 2025, ndërsa policia na ndarë pamjet nga kamerat e sigurisë, ku 37-veçari shihet teksa i afrohet mobilerisë, thyen xhamin e derës me çekiç, zbraz një bidon me benzinë dhe i vë flakën katit të parë. Më pas, ai largohet me shpejtësi nga vendngjarja. Vetë pronari i mobilerisë u shpreh asakohe se nuk ka konflikt me askënd, ndërsa u shpreh se dëmi i bërë nga zjarri arrinte vlerën 3 milionë lekë të reja. Njoftimi i policisë; Kapet një shtetas i shpallur në...
Burimi:
zeri.ai