I vuri flakën apartamentit për arsye konkurence/ Vlorë, arrestohet 33 vjeçari

I vuri flakën apartamentit për arsye konkurence/ Vlorë, arrestohet 33 vjeçari

Policia e Vlorës ka zbardhur brenda 48 orësh një rast të zjarrvënies së qëllimshme në një apartament në lagjen “Lef Sallata”, duke arrestuar autorin e dyshuar. Sipas uniformave blu, ngjarja u regjistrua rreth orës 02:40 të datës 4 gusht 2026, kur u raportua se një apartament ishte përfshirë nga flakët. Si rezultat i hetimeve, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, Barend Hoxhaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Nga hetimet paraprake dyshohet se 33-vjeçari i ka vënë zjarrin derës së apartamentit në orët e para të mëngjesit për motive konkurrence me pronarët e tij. Sipas Policisë, ai dhe pronarët e apartamentit ushtronin të njëjtën veprimtari ekonomike, atë të dhënies me qira të apartamenteve në qytetin e Vlorës.