“I vetëm nuk bën dot asgjë”/ Do të pasojë Ilir Prodën në krye të Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita

“I vetëm nuk bën dot asgjë”/ Do të pasojë Ilir Prodën në krye të Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, në krye të Policisë së Shtetit do të jetë Skënder Hita. Kush është Skënder Hita? Skënder Hita ka nisur detyrën si specialist i lartë prej vitit 2001, menjëherë mbasi është diplomuar në akademinë e policisë. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në vitin 2002 Hita është trajnuar nga amerikanët përmes USAID në kursin “korrupsioni dhe policia”. Më pas ndërsa ka punuar në disa komisariate në Tiranë dhe është trajnuar edhe nga Bashkimi Europian edhe për Menaxhimin e Vendit të Ngjarjes nga Departamenti Drejtësisë FBI, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Akademinë ILEA Budapest. Ai ka certifikatë mirënjohje të vitit 2008 për 12 operacione dhe po ashtu certifikatë për agjentët nën mbulim. I njeh të gjitha sektorët sepse ka...