“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet

“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet

Puthja e Robertit! Ka dy a tri ditë që merremi me puthje. I sulemi Robert Ndrenikës sepse vajti në sallën e gjyqit të Erion Veliajt, e puthi në ballë, nën vështrimin dashamirës të policit, iu parapriu disa “krushqëve” të tjerë, i tha edhe tiradën teatrale se ç’i kishte mbetur për të bërë burg, ja merrte ai përsipër, si Ago Ymeri i përrallës së moçme, e bënte ai për të! Për mua ngjarja e vërtetë nuk ishte fare puthja e Robertit, por sjellja e policit zëmërmirë e babaxhan! Po kini pak durim se do ta them se përse! Kaq u desh të vlonte kazani! Dhe unë jam mbështetës i zjarrit që e bën kazanin të vlojë nisur nga rrjetet sociale. Po të më vënë në balancën...