I morën mijëra euro të pandehurit, SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorë të Sarandës

I morën mijëra euro të pandehurit, SPAK çon për gjykim dy ish-prokurorë të Sarandës

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për dy ish-prokurorë dhe çoi në gjykatë kërkesën mbi kalimin e çështjes për gjykim. Kledian Llaho akuzohet për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, i cili ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj Pando Papuçit, i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës që u gjykua dhe u ndryshua brenda 1 ore nga gjyqtarja Edona Vajushi, me kërkesë të prokurorisë. SPAK-u dyshon se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit, në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me qëllim zbutjen e...