“I korruptuar”/ Marshimi në Tiranë, protestuesit ndalojnë pranë rrugës së Ambasadave, thirrje për dorëheqjen e Ramës
Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit lëvizën në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke kaluar edhe në rrugën e Kavajës, ndërsa u ndalën për disa momente në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave. Gjatë marshimit, qytetarët hodhën akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se ajo është e korruptuar dhe duke kërkuar ndryshime politike. Aktivisti Visar Dalipi, përmes një megafoni, iu drejtua protestuesve dhe u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar të drejtohen pranë ambasadave. “Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh aktivisti.
Burimi:
sot.com.al