I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit të Call Center-ave në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën “arrest në burg” për italianin Cosimo Notaristefano, që u arrestua në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano u arrestua dje në Portin e Durrësit teksa po largohej drejt Italisë. Notaristefano tha në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka pasur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Ai parashtroi në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndetësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Italiani tha se nuk ishte në dijeni që ndodhej në...
Burimi:
sot.com.al