I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e qindra bimëve narkotike në Malësinë e Madhe, pranga 35-vjeçarit

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e qindra bimëve narkotike në Malësinë e Madhe, pranga 35-vjeçarit

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se në bashkëpunim ka kultivuar 719 bimë narkotike në fshatin Jeran të Malësisë së Madhe. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: -A. H., 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Jeran, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga...