I dyshuar për zjarrin në Krujë, prokuroria urdhëroi lirimin e të moshuarit/ Nuk ka prova, u gjet duke fikur zjarrin

I dyshuar për zjarrin në Krujë, prokuroria urdhëroi lirimin e të moshuarit/ Nuk ka prova, u gjet duke fikur zjarrin

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Qemal Berhamit, të moshuarit, që u ndalua nga policia si shkaktar i dyshuar i zjarrit në Krujë, që rrezikoi banesat dhe bizneset në disa lagje të qytetit. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, prokuroria ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 74-vjeçarit, duke e cilësuar ndalimin e tij si të paligjshëm. Në fashikujt e Prokurorisë thuhet se nuk ka prova që e implikojnë të moshuarin në shkaktimin e zjarrit. Gjithashtu, sipas Prokurorisë, ndalimi është kryer pa u njoftuar organi i akuzës. Kur policia ka shkuar pranë zonës, Qemal Berhami është gjetur duke fikur zjarrin. Në dëshminë e tij në polici, i moshuari ka deklaruar se nuk e kishte shkaktuar zjarrin dhe se...