I dogji makinën një 26-vjeçareje pas sherrit me familjen, arrestohet i riu në Tiranë

I dogji makinën një 26-vjeçareje pas sherrit me familjen, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar për zjarrvënie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet L. H. “Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fire Trail”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndodhur dy ditë më parë. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 26-vjeçare, në orët e para të datës 06.03.2026 në rrugën “Theodhori Bej”, për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 02:00, të datës 06.03.2026, në rrugën “Theodhori Bej”, ishte djegur automjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases M. T., 26 vjeçe, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të...