I dha policit 15 mijë lekë për t’i shpëtuar gjobës, procedohet 61-vjeçari në Durrës
Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, një automjeti që u konstatua në rrugën “Martin Camaj”, duke lëvizur kundërvajtje. Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit iu ka ofruar atyre 1 500 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 61 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv