I dënuari me burg të përjetshëm për vrasje ndërron jetë në spitalin e Korçës

I dënuari me burg të përjetshëm për vrasje ndërron jetë në spitalin e Korçës

FOTO ILUSTRUESE KORÇË-Hysni Qamil Repaj i dënuari me burgim të përjetshëm në burgun e Korçës ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit bëhet me dije se Hysni Repaj u dërgua me urgjencë në spital, pasi mjeku i institucionit konstatoi se i kishte rrahjet e zemrës të ulëta. Pavarësisht ndëryrjes së mjekëve 64-vjeçari pësori arrest kardiak respirator, duke ndërruar jetë menjëherë. Njoftimi i policisë: Sot, më datë 30.03.2026, rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. I dënuari vuante dënimin për veprat penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga nenet 77 dhe 278 të Kodit Penal. Gjatë vuajtjes së dënimit,...