I dënuar për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës: Më 2013-ën vrau shokun e shkollës
PAMJE NGA ARRESTIMI DURRËS-Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë. Edrin Varaku u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri”, ndërsa raportohet se ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ndodhi më 4 dhjetor 2013, ku Varaku në mes të klasës ka qëlluar me pushkë shokun e shkollës. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë. Njofimi i policisë: Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim...
Burimi:
zeri.ai