I dënuar për drogë në Francë, prokuroria e Shkodrës i sekuestron pasuritë Brigeno Binoshajt

I dënuar për drogë në Francë, prokuroria e Shkodrës i sekuestron pasuritë Brigeno Binoshajt

prokuroria shkoder SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Brigeno Binoshaj, i dënuar më parë për trafik droge nga autoritetet franceze. Prokuroria i ka sekuestruar Binoshajt 3 automjete, 3 motorë dhe llogaritë bankare në emër të tij dhe të familjarëve. “Pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri apo të ardhura, shpërpjesëtimorë, në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e Prokurorisë.  NJOFTIMI I PROKURORISË Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit...