I dënuar nga Italia për drogë dhe prostitucion, arrestohet Elton Miha në Tiranë

I dënuar nga Italia për drogë dhe prostitucion, arrestohet Elton Miha në Tiranë

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 43-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane. 43-vjeçari i dënuar me 11 vite dhe 10 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes,të shfrytëzimit të prostitucionit dhe migracionit. Në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vendimi”. Si rezultat i operacionit, në rrugën “Don Bosko” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Elton Miha, 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali,...