I dënuar me burg nga GJKKO, arrestohet anëtari i grupit të strukturuar kriminal që transportonte lëndë narkotike në vendet e BE-së

I dënuar me burg nga GJKKO, arrestohet anëtari i grupit të strukturuar kriminal që transportonte lëndë narkotike në vendet e BE-së

Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kapur dhe ndaluar Marcel Liçaj, i njohur edhe si Marcel Grembi. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, GJKKO i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe goditjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë grup kriminal. Top Channel