I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës trafikanti i drogës

I dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës trafikanti i drogës

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 11 vjet e 1 muaj burg. Në pranga ka rënë shtetasi O. D., alias O. K., i cili u lokalizua gjatë operacionit policor të koduar “Wanted 36”, të zhvilluar nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve. Sipas Policisë, 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Venecias e ka dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga dënimi prej 11 vjetësh e 1 muaji burgim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 15 ditë. Interpol Tirana,...