I dehur në timon u përplas me automjetin e policisë, ‘arrest në burg’ për 44-vjeçarin në Durrës
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Rezart Abazaj, i cili rrezikoi jetën e efektivëve të policisë duke përplasur mjetin e tyre me automjetin e tij gjatë një tentative për t’i shpëtuar ndalimit. Ai ishte i dehur në timon. Si ndodhi ngjarja? Patrulla ishte njoftuar nga banorë të zonës për një drejtues që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në lagjen 17, në zonën e ish-Kënetës. Gjatë ndjekjes, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ai ka lëvizur mbrapsht dhe ka përplasur mjetin e efektivëve. Ngjarja ndodhi vetëm një rrugicë larg vendit ku pak ditë më parë humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër. Pas arrestimit në flagrancë, testi i alkoolit tregoi se Rezart Abazaj drejtonte...
Burimi:
top-channel.tv