I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve
foto ilustruese TIRANË- Më 20 mars të këtij viti ndërroi jetë në ambientet e Bllokut të Dhomave të Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Bledi Panajoti, i cili ishte i arrestuar për vjedhje. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili përmes një deklarate, nënvizon se ka verifikuar këtë ngjarje. Në deklaratën e KShH bëhet me dije se Panajoti është dërguar 3 herë në spital gjatë qëndrimit në “Bllokun e Sigurisë”, por nuk u ndoqën këshillat e mjekëve për trajtimin e tij. Në procesverbalin e konstatimit raportohet se i ndjeri kishte deklaruar se kishte probleme shëndetësore, ishte me diabet dhe përdorte insulinë. Po ashtu ai kishte thënë se ishte me Hepatit C, kishte tuberkuloz dhe ishte përdorues...
Burimi:
zeri.ai