I akuzuar për mashtrim kompjuterik/ GJKKO jep dënimin për Shpend Sokolin
Gjykata e Posaçme shpalli sot (4 maj) fajtor dhe dënoi me 5,5 vite burgim të pandehurin Shpend Sokoli, i akuzuar për mashtrime kompjuterike nëpërmjet tregut online “dark internet” me platforma “Rydox”. Vendimi u mor nga treshja gjykuese Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Atalanta Zeqiraj. Disa ditë më parë SPAK kishte shpallur pretencën ku kishte kërkuar dënimin me 6 vite burgim të Sokolit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur një e treta e dënimit dhe përfundimisht Sokoli do vuajë 3 vite e 8 muaj burgim. Shpend Sokol, nga Kosova, ishte një nga zhvilluesit e faqes së internetit të Rydox, bashkëpronar i kompanisë shqiptare Scythe Labs. Së bashku me dy persona të tjerë, Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi, ai bashkëpunonte për të kryer këtë...
Burimi:
sot.com.al