Hyn në fuqi ora verore, akrepat zhvendosen një orë përpara

Hyn në fuqi ora verore, akrepat zhvendosen një orë përpara

Foto ilustruese TIRANË- Në orët e para të së dielës ka hyrë në fuqi ora verore. Në orën 02:00, akrepat e orës janë zhvendosur menjëherë në 03:00, duke bërë që qytetarët të flenë një orë më pak. Ky ndryshim sjell ditë më të gjata dhe më shumë dritë natyrale në orët e pasdites dhe mbrëmjes, duke ndikuar pozitivisht në jetën e përditshme dhe në uljen e konsumit të energjisë elektrike. Ora verore do të mbetet në fuqi deri në fund të tetorit, kur akrepat do të kthehen një orë pas, duke rikthyer orën dimërore. Ndryshimi i orës u aplikua për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore, fillimisht nga Gjermania në vitin 1916, si një masë për kursimin e energjisë, praktikë që më pas...