Hyn “Live” nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

Hyn “Live” nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

Rasti i Eugert Merizajt ka shkaktuar zemërim në Britani, pasi u zbulua se ai fitoi rreth 20 mijë paund nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i regjistruar nga brenda qelisë së tij në një burg të Manchesterit. Sipas raportimeve, Merizaj e ka realizuar fitimin në vetëm shtatë minuta, duke përdorur një telefon të futur në mënyrë të paligjshme në burg. Ai mori pjesë në një ndeshje Tiktoku, një format ku dy përdorues transmetojnë njëkohësisht dhe përpiqen të bindin ndjekësit të dërgojnë dhurata virtuale. Përdoruesit e platformës paguajnë për këto dhurata, të cilat shndërrohen në pikë. Fitues shpallet ai që grumbullon më shumë pikë, të cilat më pas kthehen në para. Gjatë transmetimit, Merizaj dëgjohet duke u bërë thirrje ndjekësve të dërgojnë më shumë dhurata dhe...