Humbi jetën në krye të detyrës/ Hita i dorëzon familjes së Enea Mekollit medaljen e mirënjohjes, djali i tij merr…

Humbi jetën në krye të detyrës/ Hita i dorëzon familjes së Enea Mekollit medaljen e mirënjohjes, djali i tij merr…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i ka dorëzuar këtë fundjavë familjes së Dëshmorit të Atdheut medaljen e mirënjohjes, akorduar Inspektorit Enea Mekolli, pas aktit të tij sublim në krye të detyrës. Djali i Dëshmorit të Atdheut tashmë ka statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Me rastin e ditëlindjes së djalit të Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, zhvilloi një vizitë në familjen Mekolli. “E di që asnjë fjalë dhe asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë Enean. Unë nuk jua kthej dot Enean tonë, por dua t’ju siguroj se nuk do të jeni kurrë vetëm. Unë, Policia e Shtetit, çdo punonjës policie, Ministria e...